AKTUALE

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e teknologjisë digjitale dhe sigurisë kibernetike

Banner

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, së bashku me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi – Marash Dukaj, sot në Shkup nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në sferën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

,,Ishte nder dhe kënaqësi të mirëprisja kolegun tim, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi – z.Marash Dukaj. Për të konkretizuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, sot po nënshkruajmë Memorandumin e Mirëkuptimit për nxitjen e politikave zhvillimore dhe sipërmarrjes në sferën e teknologjisë digjitale dhe sigurisë kibernetike. Përforcimi i sigurisë kibernetike, veçanërisht në këtë periudhë kur teknologjia po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar, është një sfidë e përditshmërisë që kërkon gjithmonë vëmendje, përkushtim dhe bashkëpunim. Digjitalizimi, mbrojtja e sistemeve tona, shkëmbimi i informacioneve, shkëmbimi i njohurive, kapacitetet njerëzore, që pasqyrojnë vlerat më të rëndësishme për sektorin e sigurisë kibernetike, janë fokusi i këtij Memorandumi”, tha ministri Aliu.

Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi – Marash Dukaj, po ashtu shprehu kënaqësi të veçantë për nënshkrimin e sotëm të Memorandumit:

Siguria kibernetike po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në shoqëritë tona, të gjitha vendet e rajonit po përballen me kërcënime të shumta, prandaj bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm për një luftë efikase kundër këtyre kërcënimeve edhe për mbrojtjen e shoqërisë, ekonomisë dhe infrastrukturës tonë”, tha ministri Dukaj.

Gjithashtu, në takimin bilateral u diskutua edhe për sistemin e pagesave “online” PayPal. Ministri Aliu potencoi se të dy vendet do të aplikojnë bashkërisht për të qenë pjesë e këtij sistemi të pagesave “online”:

,,Një hap tjetër i rëndësishëm që shpie përpara është se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të aplikojnë së bashku për të qenë pjesë e sistemit të pagesave “online” PayPal, me sugjerim të vetë kompanisë. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi së shpejti do të jenë pjesë e PayPal”, theksoi ministri Aliu.

Related posts

NË MES HERONJËVE TË PAVDEKSHËM DHE TË GJALLË TAHIR SINANI DHE ALI AHMETI

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nesër në Saraj

Gjyla Halili

Flokët mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj

admin

Leave a Comment