AKTUALE

Faton Ahmeti: Në një qytet me shumicë shqiptare, vendimmarrja diskriminuese nuk ka as arsyetim, as të ardhme

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar avansimin e 12 maqedonasve në Tetovë duke theksuar se kjo nuk është rastësi po një padrejtësi sistematike ndaj shqiptarëve. Ahmeti më tej shton se “Në një qytet me shumicë shqiptare, vendimmarrja diskriminuese nuk ka as arsyetim, as të ardhme”.

Në avancimet e fundit në SPB Tetovë, 12 maqedonas, 1 shqiptar. Kjo sigurisht që nuk është rastësi, por një padrejtësi sistematike ndaj shqiptarëve.
Në një qytet me shumicë shqiptare, vendimmarrja diskriminuese nuk ka as arsyetim, as të ardhme.
Barazia, transparenca, llogaridhënia dhe përfaqësimi i barabartë nuk është kërkesë, por e drejtë!
#MjaftMë me vendime që përçajnë qytetarët dhe përbuzin dinjitetin tonë si komb.

Banner

Related posts

Probleme me zemrën, stilisti Armend Ramadani shtrihet në spital

Gjyla Halili

Nikollë Camaj uron muajn e shejtë të Ramazanit: “Koha e përkushtimit shpirtëror paraqet mundësi për të forcuar besimin dhe për të qenë më të mirë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve”

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia në Kaliforni” shpall konkurs për përkrahje financiare për studentët e Komunës së Tuzit për vitin akademik 2025– 2026

Gjyla Halili