AKTUALE

Fatmir Limani me kritika të ashpra: “E mundëm kastën e vjetër, por pas fitores u veprua njëjtë ose edhe më keq”

Fatmir Limani ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon mënyrën se si, sipas tij, është ushtruar pushteti pas ndryshimeve politike të premtuara.

Në postimin e tij, Limani thotë se qytetarët u mobilizuan për të luftuar të keqen dhe për të sjellë ndryshimin, por pas ardhjes në pushtet, sipas tij, u përsëritën të njëjtat praktika, madje në disa raste edhe më keq se më parë.

“Vendosëm karakteret që të luftojmë të keqen dhe pas fitores u veprua njëjtë ose më keq. Në emër të ndryshimit u mposht ‘kasta’ e vjetër, pastaj filloi shpërblimi i ‘kokave’ të shërbimit në emër të votuesit të heshtur”, shkruan Limani.

Ai shton se opozita arriti me mjeshtëri të pastrojë, siç e quan ai, “çibanin politik”, duke e ekspozuar para qytetarëve dështimin e pushtetit të mëparshëm.

Postimi i Limanit përfundon me mesazhin politik “#ZgjedhjePërZgjidhje”, duke lënë të kuptohet se zgjidhjen e situatës aktuale e sheh te rikthimi i qytetarëve në kutitë e votimit.

Reagimi i tij ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një periudhë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përballet me përplasje dhe riorganizime të reja politike.

Banner

Related posts

Azgan Hakla: Jam besim plotë jo vetëm në energjitë, vullnetin tim por së pari në bashkimin tonë qëndrestar për një shpresë të re për Kombin Shqiptar.

Gjyla Halili

Në Sellcë përkujtohet fillimi i luftës së UÇK-së, Dehari: Këtu u shkrua historia

Gjyla Halili

Osmani: VLEN po bën punë anti-shqiptare, u vendosën në shërbim të realizimit të programit të VMRO-DPMNE-së

Gjyla Halili