AKTUALE

Ali Ahmeti në akademinë përkujtimore të Komandant Gani Imeri

Në Vushtrri përkujtohet Komandanti Gani Imeri

Në një vjetorin e vdekjes së Komandantit Gani Imeri, sot nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është përkujtuar jeta dhe vepra e tij.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me bashkëpunëtorë, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, përfaqësues të partive politike, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të tij në Dumnicë të Epërme.

Më pas, është mbajtur akademia përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri.

“Kjo ditë përkujtimi ishte një nderim i merituar për një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri. Lavdi përjetë Komandantit Gani Imeri dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, deklaroi kryetari Idrizi.

Banner

Related posts

Objekti i ri i Shf.” Sande Shetrijoski” para përfundimit/Fatmir Dehari: Për të ardhmen e Këçovë, me vepra konkrete

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj: Urime shqiptarë, kudo që jeni!

Gjyla Halili

Formohen grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për bisedimet për qeverinë e re

Gjyla Halili