AKTUALE

Fatmir Dehari uron maturantët: Suksese dhe guxim në sfidat e radhës

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka uruar nga zemra maturantët dukse ju dëshiruar suksese dhe guxim në çdo hap në rrugëtime të reja.

“Festoni me zemër, çmalluni dhe shijoni këtë moment të veçantë me kujdes dhe përgjegjësi”- ka shkruar Dehari.
Ja postimi plotë:

Të dashur maturantë,

Nesër festoni një nga momentet më të rëndësishme të jetës tuaj, mbrëmjen e maturës.
Ky është jo vetëm një përmbyllje e një kapitulli, por edhe një fillim i ri drejt sfidave dhe mundësive të ardhshme.

Si kryetar i Komunës, ju uroj nga zemra shëndet, suksese dhe guxim në çdo hap që do të ndërmerrni në këtë rrugëtim të ri.

Uroj që ëndrrat tuaja të bëhen realitet dhe perspektiva juaj të jetë gjithmonë e ndritur, pavarësisht sfidave që mund të hasni.

Festoni me zemër, çmalluni dhe shijoni këtë moment të veçantë me kujdes dhe përgjegjësi.

Me respekt.

Banner

Related posts

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po bëhet qendër energjetike, me transformimin e gjelbër sigurojmë prodhim të qëndrueshëm dhe pavarësi energjetike

admin

I pari i Kërçovës Fatmir Dehari sot feston ditëlindjen e 50-të

Gjyla Halili

Nderimet dhe përcjellja për në banesën e fundit të HISEN BERISHËS – BACËS CENË

Gjyla Halili