AKTUALE

Fakulteti Pedagogjik i UT-së e intensifikon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, më 7 shkurt 2023, realizoi takim pune me përfaqësues të OSBE-së. Në takim ishin të pranishëm edhe Prodekania për Arsim, Prof. Dr. Besa Havziu-Ismaili dhe Prodekania për Shkencë, Doc. Dr. Teuta Ramadani-Rasimi.

Ndërkaq, nga Misioni i OSBE-së në Shkup morën pjesë, Zyrtari i Lartë i Demokratizimit Francesco Bigagli, Asistentja e Lartë e Projekteve Emilija Simonoska-Janaçkovska dhe Asistenti i Projekteve Florim Rexhepi.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi i Fakultetit Pedagogjik me Misionin e OSBE-së në Shkup. Në takim u diskutuan modalitete për projekte të përbashkëta lidhur me përforcimin e kapaciteteve të studentëve dhe mësimdhënësve në fushën e arsimimit të integruar.
Të theksojmë se, bashkëpunimi i Fakultetit Pedagogjik dhe Universitetit të Tetovës me Misionin e OSBE-së daton që herët dhe në këtë drejtim janë realizuar projekte të shumta.

Banner

Related posts

Sipërmarrësi nga Medvegja kandidon për eurodeputet, pritet në takim nga Presidenti Begaj

Gjyla Halili

Bashkimi Demokratik për Integrim cakton nënkryetarin, z. Bajram Rexhepi, shef të shtabit politik në Tetovë.

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari: Deklarata skajshmërisht sharlatane nga Kosova

Gjyla Halili

Leave a Comment