AKTUALE

Emir Sulejmani premton shpërblim prej 30.000 denarësh për të diplomuarit në drejtimet deficitare

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka bërë të ditur një nga zotimet kryesore të programit të tij për zhvillimin e komunës dhe përkrahjen e të rinjve.

Sulejmani premton se çdo student që diplomon në drejtimet deficitare do të shpërblehet me 30.000 denarë nga Komuna e Zhelinës.

“Derisa disa merren me shpifje dhe fotosesione, ne së bashku me qytetarët po shkruajmë programën e ndryshimit. Ky investim është për rininë dhe për të ardhmen tonë,” ka theksuar Sulejmani.

Ky premtim synon të nxisë të rinjtë të ndjekin drejtimet që mungojnë në tregun e punës dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin profesional në komunë.

Banner

Related posts

Shqiptarët për Amerikën avokojnë për çështje kryesore gjatë ceremonive të betimit në Kongres

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Edhe krahas premtimeve të Toshkovskit, dhënia e dokumenteve të udhëtimit vonon nga dy muaj e gjysmë

Gjyla Halili

Toshkovski: Punojmë edhe të dielave për të dhënë sa më shumë dokumente

Gjyla Halili