AKTUALE

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, njofton Specialja.

Ndryshe Më 5 maj 2026, Trupi Gjykues në ҫështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit lëshoi një urdhër me të cilin shtyu afatin për shqiptimin e aktgjykimit me 60 ditë deri më 20 korrik 2026.

Trupi Gjykues konstatoi se rrethanat e çështjes gjyqësore përligjin kërkojnë kohë shtesë duke iu referuar sasisë së provave dhe kompleksitetit të procesit. Gjithsesi, Trupi Gjykues nënvizoi se në qoftë se një shtyrje e mëtejshme e fatit do të jetë absolutisht e domosdoshme, Trupi Gjykues do të lëshojë urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur. përcjell Zhurnal.mk .

Banner

Related posts

Toshkovski do t’i prezantojë rezultatet e punës së MPB-së për vitin e kaluar

Gjyla Halili

MEXHITI: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara

Gjyla Halili

Matura shtetërore në RMV do të bëhet në salla sportive për të parandaluar kopjimin

Gjyla Halili