AKTUALE

Arbër Ademi në prag të tubimit në Kumanovë: Shqiptarët vet i zgjedhin përfaqësuesit e tyre!”

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, sonte në Kumanovë pritet të mbahet një tubim i rëndësishëm politik, me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, simpatizantëve dhe përfaqësuesve të lartë të Aleancës Kombëtare për Integrim.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili do të përcjellë mesazhin kryesor të fushatës: shqiptarët vet i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Sonte Kumanova do ta dërgojë një porosi të qartë – përfaqësuesit e shqiptarëve i zgjedhin vetë shqiptarët. Ky është momenti ynë i bashkimit dhe forcës politike,” ka shkruar Arbër Ademi në prag të tubimit.

Ky takim shihet si një shenjë e mobilizimit të strukturave partiake dhe qytetare në prag të proceseve të rëndësishme zgjedhore. Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e gjerë pritet të tregojë mbështetjen për një zë të fuqishëm shqiptar në institucionet vendimmarrëse.

Banner

Related posts

Bdi reagon për takimin Mickoski – Filipçe

Gjyla Halili

Krenaria shqiptare në skenë: Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pritet të mbledhë mijëra pjesëmarrës

Gjyla Halili

Mickoski: Pas rivotimit, 1 deputet më shumë

Gjyla Halili