AKTUALE

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 2001, edhe tani kur po cënohen të arriturat shqiptare të fituara me gjak dhe sakrificë!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot “Pranverën e Dinjitetit”, krismat e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001.
Ahmeti shkruan në Facebook se ashtu siç ishin të bashkuar në vitin 2001 në Malësinë e Sharrit, ashtu duhet të jemi edhe sot, kur po përballen shqiptarët me cënimin e të drejtave që i fituan me gjak dhe sakrificë.
Postimi i plotë:
Çdo mars, ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, fillimin e luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit.
Duke shprehur keqardhje që sot nuk pata mundësi të jem fizikisht në mesin e shumë bashkëluftëtarëve të mi për shkak të aktiviteteve që nuk duronin shtyrje, kujtoj atë ditë marsi kur lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie, kur jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Për çdo vit, Kalaja e Sellcës na bën bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranët e invalidët e luftës për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që me gjakun e tyre ujiten rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare.
Andaj, qofshim të bashkuar si në pranverën e vitit 2001 në Malësinë e Sharrit, edhe tani kur po përballemi me shumë sfida që cenojnë ato të arritura me gjak e sakrificë.

Banner

Related posts

Bytyqi: Turizmi alternativ dhe adrenalina e kanë bërë Krushevën destinacion turistik të njohur ndërkombëtarisht

admin

Këshilli Koordinues i Diasporës: Takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në prag të Samitit të IV-të të Diasporës/ Video

Gjyla Halili

Nikolloski: VMRO do të fitojë mbi 55 deputetë

Gjyla Halili