AKTUALE

Kufizime të përkohshme të qarkullimit në Shkup! Testohen dhe kalibrohen kamerat e “Safe City”

Duke nisur prej nesër, e martë, e deri të shtunën, do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i kamerave të projektit Safe City, informoi Ministria e Brendshme. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Për këtë arsye, MPB njofton se në lokacionet ku do të bëhet testimi nuk do të lejohet të kalojnë automjetet. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacionet me kamerat e vendosura në zonën e qytetit të Shkupit. MPB u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të pandërprerë dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara.

Banner

Related posts

Grupi “Sërish vjen Marsi”: Më 5 Mars tregohuni shqiptar duke votuar “Forumin Shqiptar”

admin

Bekteshi sjell FAKT: Ligji per “branitellat” eshte propozuar me 01 korrik 2024 (FOTO)

Gjyla Halili

Ministrja Olta Xhaçka: Tuzi ka nevojë për kryetarin Nik Gjeloshaj

admin