AKTUALE

DELEGACIONI I BFI-SË PËRMBYLL VIZITAT NË XHAMITË SHQIPTARE TË ZVICRËS

Banner

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së (BFI) përfundoi të dielën vizitat e tij në xhamitë shqiptare të Zvicrës, duke kurorëzuar një seri takimesh frytdhënëse me komunitetin shqiptar të besimtarëve në diasporë.

Delegacioni i përbërë nga: Ersal ef. Jakupi – Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Mafiz ef. Rustemi – Drejtori për Diasporën, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Shenazi Memedi – Profesor në Fakultetin e Shkencave Islame, Dr. Islam Islami – Drejtori i Medresesë, Dr. Beqir Memedi – Drejtori i Medresesë së Vajzave në Tetovë dhe Prof. Ferdi Iseni

Gjatë ditës së diel, delegacioni vizitoi disa xhami gjatë namazit të drekës, jacisë dhe taravisë, duke bashkëbiseduar me besimtarët dhe duke përçuar mesazhe të rëndësishme mbi unitetin dhe rëndësinë e organizimit fetar në diasporë dhe në vendëlindje

Xhamitë e vizituara ishin:
• Xhamia “Besimtari” në Basel
• Xhamia në Limmattal
• Qendra IKD në Effretikon
• Xhamia “El Nur” në Buchs, St. Gallen
• Xhamia “Nur” në Diessenhofen
• Xhamia e Lenzburgut
• Xhamia Flawil AKF
• Xhamia Regensdorf
• Xhamia në Rorschach
• Xhamia e Willit dhe xhaminë “ Paqja” në Basel.

Një falënderim i veçantë për Komunitetin e Myslimanëve Shqiptarë në Zvicër (KMSHZ) për organizimin e shkëlqyer, imamët dhe hoxhallarët e nderuar, këshillat e xhamive dhe gjithë xhematin për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore.

Allahu i shpërbleftë me të gjitha të mirat dhe sukseset mos u mungofshin asnjëherë!

Related posts

Mickoski: Struga do të ketë lidhje me Korridorin 8

Gjyla Halili

Shaqiri: Ka pasur raste edhe më të rënda për shqiptarët, por Ali Ahmeti nuk çonte letra

Gjyla Halili

VATRA NDEROI ARQIPESHKVIN E SHKODRËS IMZOT ANGELO MASSAFRA

Gjyla Halili