AKTUALE

Dehari takime të shumta me diasporën në Amerikë: Bashkë për sfidat që na presin, bashkë për Kërçovën

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë qëndrimit në Amerikë, qëndroi në shtetin Illinois ku takoi kërçovarët, te familja Ballazhi të cilën e falënderon për mikpritjen e shkëlqyer.

Ishte një çast çmalljeje,llogaridhënie dhe bashkëbisedimi të sinqertë – ku ndamë mendime, ide dhe u përballëm me pyetje e përgjigje”, ka shkruar Dehari.

Postimi i plotë:

Illinois – Gibson City,

Mbrëmje e paharruar mes vëllezërve nga Kërçova, të mbledhur në shtëpinë e mikut tonë të çmuar Imer Ballazhi – Meli, së bashku me familjen e tij të mrekullueshme.

Ishte një çast çmalljeje,llogaridhënie dhe bashkëbisedimi të sinqertë – ku ndamë mendime, ide dhe u përballëm me pyetje e përgjigje.

Përçova sadopak aromën e vendlindjes sonë, Kërçovës, dhe ndava me ta të rejat nga skena politike në RMV dhe zhvillimet komunale në qytetin tonë.

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen që më jepni, gjithmonë me zemër të hapur.
Thellësisht mirënjohës për çdo njërin nga Ju.

Bashkë për Kërçovën, bashkë për sfidat që na presin!

Banner

Related posts

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas për vizitë në Kumanovë

Gjyla Halili

Snopçe krah Bajram Rexhepit: Jemi bashkuar për të ti treguar Mickovksit dhe të tjerëve se shqiptarët slejojnë realizim të planeve dashakeqe

Gjyla Halili

Një promovim ndryshe për autorin Pashko Camaj – në vendlindje, në zemër të Malësisë

Gjyla Halili