AKTUALE

LSDM pyet Mickoskin: A i numërove deputetët që janë pro rrugës europiane?

A ka numëruar Mickoski deputetët e VMRO-DPMNE-së që janë pro rrugës evropiane?

Shumë herë deri më tani është treguar se numërimi i deputetëve është një anë shumë e dobët e Hristijan Mickoskit – vlerësojnë nga LSDM e Kovaçevskit. Në një reagim për media, nga LSDM pyesin kryeopozitarin Mickoski, nëse është në dijeni të numrit të deputetëve nga VMRO-DPMNE, të cilët pritet, sipas LSDM-së, ta mbështesin rrugën evropiane të vendit.

“Mickoski numëroi 61 deputetë të cilët do të kishin votuar për shpërndarjen e Kuvendit, por realisht Kuvendi jo vetëm që nuk u shpërnda, por u rrit shumica parlamentare. Tani, kur vendi po hyn në një periudhë vendimtare për integrimet evropiane, Mickoski duhet të numërojë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë të gatshëm të mbështesin amendamentet kushtetuese. Edhe Mickoski e di, sikurse edhe i gjithë opinioni, se në VMRO-DPMNE ka deputetë që mbështesin rrugën evropiane të shtetit, të cilët nuk pajtohen me qëndrimin antievropian të Mickoskit dhe janë të gatshëm të mbështesin të gjitha hapat”, thuhet në reagim.

Nga LSDM thonë se Mickoski është peng i Levicës dhe se do të pësojë disfata të reja.

Banner

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po zgjerojnë bashkëpunimin në sferën e teknologjisë digjitale dhe sigurisë kibernetike

admin

Bdi: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Gjyla Halili

Vrau ish-bashkëshorten në Ferizaj, një muaj paraburgim për autorin

Gjyla Halili

Leave a Comment