AKTUALE

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj 2024 në ora 12:00.

Më pas Siljanovska-Davkova do të duhet të bëjë betimin para deputetëve në largim.

Afati i fundit për dërgimin e rezultateve përfundimtare në Kuvend nga KSHZ është nesër (e premte) deri në orën 19.00. Sipas KSHZ-së, nga 99,09 për qind e vendvotimeve të proceduara dhe 99,82 për qind votues të procesuar, për Siljanovska-Davkovën votuan 560.173 qytetarë.

Kundërshtari Stevo Pendarovski mori 251.541 vota. Mandati pesëvjeçar i Pendarovskit përfundon më 12 maj.

Banner

Related posts

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Gjyla Halili

TETOVA NUK KA HAPËSIRA PËR LEXIM

admin

Ali Ahmeti përgëzon Edi Ramën: Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Gjyla Halili