AKTUALE

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së mori pjesë në inaugurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitia

Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kombëtare mori pjesë sot në ceremoninë solemne të inaugurimit të shtatores së heroit kombëtar Afrim Zhitia, e cila u mbajt në Podujevë.Me këtë rast, Kryetari i Shvl-së, Fazli Veliu shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë për veprën dhe sakrificën e heroit Afrim Zhitia, duke theksuar se ai mbetet një ndër figurat më të ndritura të rezistencës dhe luftës për liri.“Veprimtaria dhe heroizmi i Afrim Zhitisë janë udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Është obligim i yni që ta kujtojmë me nderim dhe të ruajmë idealet për të cilat ai dhe bashkëluftëtarët e tij ranë,” -tha Veliu.Në shenjë respekti për veprimtarinë e heroit kombëtarë Afrim Zhitia, përfaqësuar të shoqatës dërguan flamurin kombëtarë dhe amblemën e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Uçk-së.Pjesëmarrja e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në këtë ngjarje është shprehje e vazhdimësisë së përkujdesjes për trashëgiminë historike dhe përpjekjeve për ta ruajtur gjallë kujtimin e heronjve të kombit.Shoqata riafirmon përkushtimin e saj për të qenë gjithmonë pranë familjeve të dëshmorëve dhe për të punuar që sakrifica e tyre të mbetet vlerë e përjetshme e shoqërisë sonë.

Banner

Related posts

Kosova iu dërgon notë verbale disa vendeve lidhur me zhvillimet në dialog

admin

VLEN hap shtabin zgjedhor në lagjen Migjeni, qytetarët në përkrahje masive

Gjyla Halili

LSDM: Oferta e VMRO-DPMNE-së është ofertë për bllokim të BE-së

Gjyla Halili