AKTUALE

Deputetja Rina Ajdari porosi VLEN-it: Nuk jeni makthi i Bdi-së, jeni makthi i shqiptarëve

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka theksuar se qytetarët nuk panë ditë të bardhë që nga ardhja e VLEN-it në pushtet.

Zgjedhjet po afrojnë e populli e ka fjalën përfundimtare, ka theksuar deputetja Ajdari.

Postimi i saj në fb:

Çfarë Vleni?
Për cilin Vlen e keni fjalën?

Kanë pushuar së ekzistuari, a ende vazhdojnë të thonë se qenkan “makthi i BDI-së”?!

Po, në të vërtetë janë ata makthi i shqiptarëve, makthi i qytetarëve, të cilët nuk panë ditë të bardhë që nga ardhja e tyre në pushtet.

Gati një vit po përjetojmë nënçmim, përjashtim, margjinalizim, padrejtësi dhe anarki. Ky sistem nuk i ngjan më asgjëje. Ky sistem mbahet nga demagogjia, mashtrimi dhe propaganda e shpërndarë në mediat të cilat për disa arsye po ju mundësojnë hapsirë promovimi. Por, zgjedhjet po afrojnë e populli e ka fjalën përfundimtare.

Banner

Related posts

Nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 lirohen, dy ndalohen për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it

Gjyla Halili

Enti Shtetëror i Revizionit: Parregullsi të shumta në Korridoret 8 dhe 10d

Gjyla Halili

Parlamenti konstatoi dorëheqjen e Taravarit dhe dy zv/ministrave

Gjyla Halili