AKTUALE

Bekim Neziri: KV“6 NËNTORI” fuqishëm i qëndron pas kandidaturës së Bujar Osmanit dhe vizionit të Ali Ahmetit!

Banner


Sonte, sëbashku me Kandidatin për President të Shtetit Bujar Osmani, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme Nazim Bushi, shefin e Shtabit Zgjedhor Suat Alija, nënkryetarin e Degës Nazif Bushi, anëtarin e Degës Jusuf Ramadani dhe Kryetarin e Këshillit Vendor “6 nëntori” Omer Abdullai, biseduam me anëtarësinë e vijës së parë të Këshillit Vendor “6 nëntori” mbi çështjet aktuale politike, arritjet dhe projektet konkrete, si dhe projektet që synojmë t’i realizojmë në të ardhmen.

Theks i veçantë u vendos mbi çështjen e thyerjes së barrierës së fundit etnike dhe barazisë ekonomiko-infrastrukturore, atë të Presidentit konsensual, i votuar në Parlament me 2/3 të votave sipas parimit të Badinterit, si dhe projektet vitale drejt fuqizimit ekonomik dhe infrastrukturor të pjesës shqiptare.

Lirisht mund të konstatoj se mbështetja e qytetarëve nuk ka qenë asnjëherë më e madhe dhe më e fuqishme se tash! Projektet konkrete dhe vizioni i liderit tonë z.Ali Ahmeti, janë garanca për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizim politik!

Sinqerisht,
Bekim Neziri.

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË DUA HIFZI NË SLLATINË TË TETOVËS – INAUGURIMI I HAFIZES SË RE BEHARE ABDIJI

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Eksperiment e thoni? Kush ju dha të drejtën të eksperimentoni me fatin e shqiptarëve?!

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

admin