AKTUALE

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë vizita e radhës që e ka bërë kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi. Ai në këtë pikë kufitare ka shkuar për ta dërguar edhe një mesazh se lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet për koalicionin VLEN.

Gashi me këtë rast ka treguar se si nuk është duke u respektuar marrëveshja e ratifikuar në Kuvend për integrimin e kufirit.

“Në dhjetor të vitit që shkoi kuvendi ynë republikan e ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën për integrimin e kufirit. Megjithatë, siç e
shihni, BDI-ja nuk e respekton atë dhe vazhdon t’i maltretojë qytetarët e të dyja vendeve. Kaq nga patriotizmi i tyre”, tha Gashi

I parti i “Alternativës” ka thënë se BDI bashkë me Vuçiqin e kanë integruar kufirin me Serbinë, por jo edhe atë të Kosovës e Shqipërisë.

“Derisa ata, me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, e integruan kufirin me Serbinë, ne jemi këtu t’ju themi se për koalicionin VLEN lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është ndër prioritetet tona më të larta.  Andaj ne besojmë se ky angazhim ia vlen”, ka thënë Gashi.

Banner

Related posts

Letra e Ahmetit, Mexhiti: Muhabete boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën!

Gjyla Halili

Alarmon Kamberi: Për 20 vjet, numri i nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës ka rënë për 58%

Gjyla Halili

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me kreun shtetëror

Gjyla Halili