AKTUALE

LSDM: Pse nuk është zgjeruar hetimi për rastin në Koçan?

Nga LSDM sot përmes një kumtese pyesin autoritetet se pse nuk ka zgjerim të hetimeve për rastin në Koçan.

Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga tragjedia e Koçanit, opinioni ende nuk ka marrë përgjigje për pyetjet kryesore: kush është përgjegjës për zjarrin që ra në “Pulse” dhe kush është përgjegjës për serinë e gabimeve të sigurisë?

Ende nuk ka pasur një zgjerim të hetimit për gabimet e sigurisë të bëra natën fatale, as ato që i paraprinë.

Në pyetje nuk është thirrur asnjë funksionarë aktual, nuk është hapur asnjë procedurë ndaj askujt në MPB, DBK Koçan, SPB Shtip dhe BSB të cilët në ditën e tragjedisë më 16 mars, kanë qenë në pozitat e tyre”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM pyesin se pse nuk ka zgjerim të hetimeve për rastin në Koçan edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua?

Banner

Related posts

Tërmet 4 ballë mes Elbasanit dhe Lushnjës, lëkundja ndihet edhe në Tiranë

admin

LSDM: Mickoski po kërkon alibi për dështimin e reformave evropiane

Gjyla Halili

Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’

Gjyla Halili