AKTUALE

BDI: Shkupi digjet, Izeti krihet!

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që ka përfshirë kryeqytetin pas zjarrit në lagjen Trubarevë, ndërkohë që zëdhënësi i Mickoskit, Izet Mexhiti, në vend që të merret me detyrën e tij dhe mbrojtjen e shëndetit publik, shfaqet nëpër aktivitete partiake dhe bën fushatë elektorale.

Është paradoksale që pikërisht Ministria e Mjedisit, e drejtuar nga Mexhiti, është ajo që jep leje për funksionimin e objekteve të këtilla dhe ka për obligim t’i kontrollojë ato. Dje, kur Shkupi u mbulua nga re toksike, Izeti i mbyll sytë para përgjegjësisë së vet dhe, si gjithmonë, mundohet të gjejë fajtorë kujdestarë në BDI.

Kjo është e njëjta sjellje që Mexhiti e ka treguar edhe më herët: për kaosin urban që e shkaktoi në Çair mbi dy dekada, për “bombën ekologjike” në Shkup dhe për çdo dështim tjetër, gjithmonë mundohet t’ia faturojë fajin të tjerëve.

E pyesim publikisht edhe një herë z. Mexhiti: kush i ka ndezur zjarret në Manastir, Kavadarci, në Shtip dhe në qytete tjera të Maqedonisë Lindore e Jugore? A vallë edhe aty fajin e ka BDI-ja?

Banner

Related posts

“Puro politike”, Përparim Rama kritikon ashpër Qeverinë për bllokim të projekteve në Kryeqytet

Gjyla Halili

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Gjyla Halili

Rrezik për destabilizim në Ballkan?! Ish-drejtori i BIA-s serbe bën deklaratën e fortë

Gjyla Halili