AKTUALE

BDI në Kërçovë vijon riorganizimin: Zgjidhen drejtuesit e rinj në Zajaz Xhuma dhe Zajaz Teqe

Në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kërçovë, sonte u zhvilluan kuvendet zgjedhore në nëndegët Zajaz Xhuma dhe Zajaz Teqe.

Komisioni Zgjedhor i Degës, i kryesuar nga Kryetari i Degës, organizoi procesin zgjedhor, i cili u karakterizua nga pjesëmarrje aktive dhe angazhim i anëtarësisë.

Në përfundim të kuvendeve, u zgjodhën kryesitë dhe drejtuesit e rinj të nëndegëve.

Në nëndegën Zajaz Xhuma, për kryetar u zgjodh Veton Rushiti, sekretar Adem Bajrami, ndërsa sekretar organizativ Blerim Nuredini.

Ndërkohë, në nëndegën Zajaz Teqe, kryetar u zgjodh Argjent Asani, sekretar Arif Arifi, nënkryetar Arben Abazi, si dhe sekretar organizativ Ardit Elezi.

Nga dega e BDI-së në Kërçovë u theksua se këto kuvende përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një organizimi më të fortë dhe funksional në terren, duke reflektuar vullnet për unitet, energji të re dhe angazhim konkret në çdo vendbanim.

Procesi i riorganizimit pritet të vazhdojë edhe në nëndegët e tjera, në përputhje me vendimin e marrë nga aktivi i BDI-së në Kërçovë në takimin e 7 shkurtit 2026 dhe sipas dinamikës së përcaktuar nga Komisioni Zgjedhor.

Banner

Related posts

VLEN: BDI po humb terren çdo ditë, qytetarët po flasin qartë

Gjyla Halili

Ahmeti: Si sot 24 vjet më parë, ra heroikisht në Tanushë dëshmori i parë i kauzës sonë të drejtë për liri e barazi, Muzafer Xhaferi

Gjyla Halili

Motra Smila nderohet nga Vjosa Osmani/ Agron Dedivanaj: Një figurë që e bën krenar çdo shqiptar

Gjyla Halili