AKTUALE

BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri

REAGIM NDAJ NJË SKANDALI:

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër deklaratën e papranueshme dhe të turpshme të deputetit Rijad Shakiri ndaj deputetes Ilire Dauti në Kuvend, kur ai e kërcënoi duke thënë: “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty.”

Ky është një sjellje e palejuar dhe akt i pastër diskriminimi gjinor, i cili nuk ka vend në një institucion si Kuvendi.

BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri.

Një individ që shfaq një sjellje të tillë të papranueshme nuk mund të mbajë një post publik dhe të udhëheqë nëpërmjet shembujve të tillë të dhunës verbale dhe diskriminimit.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të reagojnë me urgjencë dhe të sigurojnë që ky akt të dënohet në mënyrë të prerë.

Banner

Related posts

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron Afrim Gashin për zgjedhjen si kryeparlamentar

Gjyla Halili

Mexhiti me lajm bombastik për ADMINISTRATORËT: Nuk do të hakmerremi por që ditën e para do marrin vendime

Gjyla Halili

Dehari “kursen” qeverinë e re nga kritikat: Mërgimtarët janë kthyer në vendlindje, jemi koncentruar në kërkesat e qytetarëve

Gjyla Halili