AKTUALE

Punime në tubacionin F-1600, shumë lagje të Shkupit ende pa ujë

Një pjesë e madhe e Shkupit ka mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm, pasi ka filluar rehabilitimi i paralajmëruar i tubacionit kryesor të qytetit.

Kjo ndërhyrje komplekse, sipas autoriteteve, është e nevojshme për zgjidhjen afatgjatë të problemeve të furnizimit me ujë.

“Ujësjellës Kanalizime” siguron se rehabilitimi do të përfundojë brenda 15 orëve, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik u dërgoi rekomandime qytetarëve për shfrytëzim racional të ujit dhe sigurimin e rezervave të mjaftueshme.

Shumica e lagjeve përreth qytetit do të jenë pa ujë, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rrugës së plastikave deri te Ambasada Amerikane, Vizbegu, Bardovca, Hekurudha, Zona e Lartë Autokomanda, Gjorçe Petrov nga PS Planet, Saraj, Shuto Orizare, Fushë Topana , Novosella, vendbanimi Dame Gruev, Stopanski Dvor, Volkova dhe Ormani.

Për riparimin e defektit është ndërprerë uji nga tubacioni kryesor F-1600 dhe po ashtu do të punohet edhe në tre lokacione të tjera ku ka defekte mbylljeje përgjatë të njëjtit tubacion.

“Ujësjellës Kanalizime” bën me dije se është përgatitur një plan i detajuar operativ për rehabilitim të shpejtë dhe efikas, me qëllim minimizimin e shqetësimit për qytetarët.

Ndërkohë që shitjet e ujit të ambalazhuar kanë shënuar rritje të ndjeshme ditët e fundit.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti i ankohet Afrim Gashit: SMS dhe e-mail porositë i marrim vetëm maqedonisht

Gjyla Halili

Sonte në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar patëm takim me strukturat e partisë

Gjyla Halili

SKANDAL: Blerja më e madhe e votës në historinë e Tetovës

Gjyla Halili