AKTUALE

Drejtori i Diasporës pranë BFI-së  Mafiz ef. Rustemi merr pjesë në tribunën fetare të organizuar nga Muftinia e Strugës dhe Xhamia Lulishte

Strugë, 29 dhjetor 2024 – Drejtori i Diasporës pranë Bashkësisë Fetare Islame Mafiz ef. Rustemi mori pjesë në tribunën fetare të organizuar nga Muftinia e Strugës në bashkëpunim me Xhaminë Lulishte, me rastin e hyrjes në tre muajt e shenjtë të kalendarit islam.

Tribunën e hapi imami Ejup ef. Jakupi e pastaj fjalë përshëndetëse mbajti Muftiu i Muftinisë së Strugës, Adi ef. Murtishi.
Në fjalën e tij, Drejtori i Diasporës foli për vlerën e këtyre tre muajve dhe theksoi formën se si duhet kaluar ato, duke përqendruar jetën në adhurim, lutje, përmirësim të moralit dhe rritje të solidaritetit me të tjerët.

Ky aktivitet është pjesë e një vargu iniciativash që organizon Bashkësia Fetare Islame së bashku me Muftinitë e saja, e që synojnë forcimin dhe përgatitjen shpirtërore të besimtarëve deri në ardhjen e muajit të Ramazanit.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Në ditën ndërkombëtare të bamirësisë, shembulli i Nënës Terez frymëzim për tu shërbyer të tjerëve

Gjyla Halili

Mbi 900 produkte në “Shportën e Vitit të Ri”

Gjyla Halili

Mexhiti: Qeveria nesër mban seancë solemne për Marrëveshjen e Ohrit

Gjyla Halili