AKTUALE

Dita e Ushtrisë në Shkup, Mickoski përdor emrin “Maqedonia” – rikthehen tensionet me Greqinë

Banner

Tensionet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë rikthyer, pasi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij për Ditën e Ushtrisë përdori emrin “Maqedonia”, pa përmendur formën zyrtare “Maqedonia e Veriut”.

Deklarata e Mickoskit, e bërë më 18 gusht gjatë ceremonive zyrtare, bie ndesh me Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar në vitin 2018, sipas së cilës emri i plotë kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut” duhet të përdoret në çdo rrethanë, brenda dhe jashtë vendit.

Greqia ka reaguar në të kaluarën ndaj shkeljeve të ngjashme, duke paralajmëruar se nuk do të mbështesë proceset e integrimit evropian nëse marrëveshja nuk respektohet plotësisht. Edhe Komisioni Evropian ka përsëritur rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare si kusht i domosdoshëm për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ekspertët theksojnë se veprime të tilla rrezikojnë seriozitetin e shtetit, duke dëmtuar imazhin diplomatik dhe duke krijuar pengesa në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Ky veprim i Mickoskit vjen pas disa rasteve të ngjashme nga presidentja Siljanovska Davkova, që gjithashtu kanë shkaktuar reagime të forta nga Athina.

Related posts

Shqipëria renditet e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me të ardhurat

admin

16 vite nga tragjedia e Gërdecit, Braçe publikon videon: E kuptojnë ata të gjykatës se çfarë krimi i përbindshëm është kryer?

Gjyla Halili

Baton Haxhiu: VMRO po përdor “VLEN”-in për të goditur Ahmetin aty ku dhemb më shumë

Gjyla Halili