AKTUALE

Një burrë nga Haraçina u ndalua pasi fluturoi me një dron pranë një kazerme

MPB njofton se një person nga Haraçina me banim në Irlandë ka fluturuar me dron në afërsi të kazermës “Goce Dellçev”.

“Me datë 04.08.2024 në ora 00:30 në rrugën “Mateja Matevski” në zonën e Komunës së Aerodromit, në pjesën e pasme të kazermës “Goce Dellçev”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Aeroportit kanë ndaluar R.R.(53), nga Haraçina, me vendbanim në Irlandë, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “hyrjes së paautorizuar në objektet ushtarake dhe bërjes së skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake” nga neni 350 i Kodit Penal”, shkruhet në njoftim.

Ai u gjet nga personeli ushtarak duke fluturuar me dron pranë kazermës, sipas buletinit ditor të policisë.

Banner

Related posts

VLEN: LSDM është në iluzion për agjendën e BE-së!

Gjyla Halili

BDI Tetovë: Qytetarët pa ujë, drejtori i NPK “Sharri” në mitingje partiake – kërkojmë llogari dhe përgjegjësi

Gjyla Halili

Të martën takim vendimtarë mes Ahmetit, Selës dhe Taravarit për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili