AKTUALE

Bexheti pyeti Mickoskin: A do të tërhiqni iniciativën për Ligjin për Gjuhët?

A do ta tërheqë VMRO-DPMNE iniciativën e saj që e ka dorëzuar në Gjykatën kushtetuese për ligjin për gjuhët. Kjo ishte pyetja e koordinatorit të FE, Blerim Bexheti për kryeministrin Mickoski duke thënë se në këtë mënyrë do të ndikojë në stabilitetin e shtetit.
Kryeministri Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do ta tërheqë iniciativën, por foli për atë nëse ligji për gjuhët mund të jetë rrezik për sigurinë e shtetit.
Goran Misovski nga PRSD e pyeti kryeministrin Mickoski nëse ka marrëveshje të fshehtë me BDI për hyrjen e tyre në qeveri.

Mickoski nuk iu përgjigj as kësaj pyetjeje, por i tha Misovskit se duhet ta dënojë BDI-në për krimet e kryera.
Këto janë pyetjet e fundit të deputetëve për këtë vit, të cilat deputetët i parashtruan për kabinetin qeveritar, e kryesisht ato ishin për kryeministrin Mickoski.

Banner

Related posts

Shqipëria, parajsa e fshehtë e Evropës për nomadët digjitalë

admin

Faton Ahmeti: Koridori 8 projekt kombëtarë i BDI-së, gurthemeli i tij është vendosur në vitin 2023

Gjyla Halili

Imperativi kohor i certifikimit Hallall

Gjyla Halili