AKTUALE

Izet Mexhiti merr pjesë në tryezën kushtuar “Sfidave të Arsimit”


Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe pjesë e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, u angazhua rreth arsimit duke marrë pjesë në tryezën me temë “Sfidat në Arsim” ku morën pjesë arsimtarë, profesorë dhe udhëheqës të shkollave fillore dhe të mesme të Çairit.

“Sot u realizua Tryeza e Rrumbullakët me temë “Sfidat në Arsim”, në të cilën morën pjesë arsimtarë, profesor dhe udhëheqës të shkollave fillore dhe të mesme të Çairit”, ka shkruar Mexhiti.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ka shkruar ai, u diskutua rreth sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohet arsimi në vendin tonë.

“Mësimdhënësit me përvojën e tyre shumëvjeçare i shpalosën idet e tyre se si mund të zgjidhen problematikat e arsimit, fatëkeqësisht këto propozime kanë hasur  vazhdimisht në vesh të shurdhër, ka deklaruar Mezhiti dhe ka shtuar se është koha që këto problematika të dëgjohen dhe të përmirësohen.

Arsimi VLEN

Banner

Related posts

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DELEGACIONIN E DIYANETIT TË REPUBLIKËS SË TÜRKİYE-së

Gjyla Halili

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjyla Halili

ASh: Serbia promovon vojvodën çetnik – VLEN as që e dinë se çka po ndodh!

Gjyla Halili