AKTUALE

Një Ditë e veçantë për Dibrën: Arbër Hajdari nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Me kënaqësi morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i qytetit të Dibrës, një moment i rëndësishëm që shënon vlerësimin e kontributit të jashtëzakonshëm të Arbër Hajdarit në fushën sociale, kulturore dhe humanitare.

Me vendim të Këshillit të Komunës së Dibrës, me propozim të Kryetarit të Komunës, z. Hekuran Duka, Arbër Hajdari u nderua për përkushtimin dhe ndikimin e tij pozitiv në shoqëri, duke shërbyer si frymëzim, veçanërisht për brezin e ri.

Në këtë ceremoni solemne u mblodhën miq, familjarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore nga Shqipëria. Nderimi i kësaj ngjarjeje u rrit edhe me praninë e liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti.

Kjo ditë do të mbetet e gdhendur në kujtesën tonë si një simbol i bashkëpunimit, përparimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Banner

Related posts

BDI: Mirëpresim faktin që, institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit!

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Gjyla Halili

LSDM: Masat dhanë efekt, inflacioni është ulur në 3 për qind

Gjyla Halili