AKTUALE

BDI: 28 Nëntori na kujton përpjekjen për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.

Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm.

Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe për përgjegjësinë që kemi sot në forcimin e shtetit, demokracisë dhe të drejtave tona kolektive.

BDI qëndron e përkushtuar në avancimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë, ashtu siç e ëndërruan rilindasit dhe themeluesit e shtetit shqiptar.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Banner

Related posts

ALI AHMETI, UNË GJENERAL MALIQ NDRECA, JAM ME TY

Gjyla Halili

Do të hiqet muri në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair

admin

Mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohëshme të shiut në pjesët jugore të vendit

Gjyla Halili