AKTUALE

Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën plenare në Kuvend ka deklaruar që Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini. Pra, nga aty thuhet që deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur.

Zonja, Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë pozitën e njëjtë. Prandaj, kjo që u plasua në media është e pavërtetë. Gjithashtu, koalicioni VLEN votoi kundër shkarkimit të Dautit”, tha deputeti Halil Snopçe.

Banner

Related posts

Artizanja e shekullit Tole Lekja Berisha shpallet “Qytetare Nderi” nga Bashkia e Malësisë së Madhe.

admin

Punëtorët e TV Klan Maqedonia do e padisin Faton Shoshin

Gjyla Halili

ALI AHMETI DHE BORIS STOJMENOV

Gjyla Halili