AKTUALE

LSDM: Qeveria qëllimisht nuk kërkon ekstradimin e Gruevskit

Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se Qeveria pranoi se nuk ka paraqitur kërkesë të re për ekstradim për ish-kryeministrin e dënuar, Nikolla Gruevski.

Nga LSDM thonë se “ky pranim është një konfirmim i drejtpërdrejtë i gjithçkaje që ata kanë thënë”.

“Pranimi shkatërron çdo justifikim që ata kanë dhe zbulon lidhjen e vërtetë midis OBRM-PDUKM-së dhe Nikola Gruevskit. Qeveria e Mickoskit është kapur nga një i arratisur nga drejtësia, i cili dikton nga një vend i huaj se çfarë duhet të ndodhë në Maqedoni. Nga Budapesti, Nikola Gruevski është qendra e vërtetë e vendimmarrjes në OBRM-PDUKM, Mickoski është vetëm ekzekutori i tij”.

“Kjo është e dukshme edhe në hapat politikë që ai ka ndërmarrë, abuzimin e institucioneve shtetërore për qëllime partiake, abuzimin e policisë, ASK, DAP, inspektimet. Sulm ndaj institucioneve të pavarura, persekutim politik të opozitës, izolim ndërkombëtar, reforma të bllokuara, reduktim të lirisë së medias. Një kopje e matricës së mentorit të tyre Nikola Gruevski”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

Gjyla Halili

Filloi punimet seminari një javorë në Stamboll me imamët nga Tetova dhe Shqipëria

Gjyla Halili

Besarta Xhemaili mer titullin inxhiniere e Biokimisë

Gjyla Halili