AKTUALE

Bashkimi i partive shqiptare në një subjekt të vetëm, Sinishtaj: Moment historik për Malësinë

Atdhetari dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare, Nicholas Sinishtaj, ka përshëndetur bashkimin e tre partive politike shqiptare në Mal të Zi në një subjekt të vetëm politik – Forumin Shqiptar, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për shqiptarët e Malësisë.

“E përgëzoj bashkimin e tre partive politike shqiptare në Mal të Zi në një subjekt të përbashkët politik – Forumin Shqiptar. Ky është një moment që na bën të reflektojmë mbi rrugëtimin, sakrificat dhe angazhimin e shumë brezave për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Malësinë.

Bashkimi zyrtar u kurorëzua tani, por themelet e tij u vendosën vite më parë, kur njerëz me vizion, patriotë dhe veprimtarë nga Malësia, Amerika dhe Evropa vendosën të lënë anash dallimet për t’i shërbyer interesit të përbashkët kombëtar.

Rezultatet e këtij bashkëpunimi janë të prekshme. Malësia ka njohur zhvillim të konsiderueshëm në infrastrukturë, në përmirësimin e kushteve të jetesës, në përfaqësimin institucional dhe në forcimin e rolit të shqiptarëve në jetën politike të Malit të Zi. Tuzi dhe Malësia sot përmenden si shembull i suksesit dhe organizimit.

Një rëndësi të veçantë ka ruajtja e identitetit tonë kombëtar, promovimi i historisë dhe figurave tona madhore, si dhe forcimi i lidhjeve me diasporën shqiptare, e cila ka qenë gjithmonë një mbështetje e fuqishme për vendlindjen.

Jam i bindur se ky bashkim do të sjellë edhe më shumë zhvillim, stabilitet dhe përparim. Malësia po dëshmon se kur shqiptarët bashkohen rreth interesave të përbashkëta, mund të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme. E ardhmja është premtuese dhe sukseset do të vazhdojnë”, ka deklaruar Sinishtaj.

Ja postimi plotë:

E përgëzoj bashkimin e tre partive politike Shqiptare në Mal të Zi në një subjekt politik – Forumi Shqiptar.

Kjo na bën të reflektojmë mbi sakrificat që na u deshën për të arritur në këtë moment. Për të thyer një cikël të thellë politik që e la Malësinë pa frymë për shumë vite.

Bashkimi zyrtar ndodhi tash, megjithatë, themelet e bashkimit ndodhën së pari në vitin 2019 dhe u riafirmuan në vitin 2023 kur udhëheqësit dhe patriotët nga e gjithë spektri politik lanë pas dallimet dhe opinionet për të mirën e Malësisë.

Patriotët Shqiptarë nga Malësia, Amerika dhe Evropa u mblodhën së bashku për të dhënë votën e tyre demokratike, duke besuar në udhëheqësit e Forumit Shqiptar për për krijimin e një të ardhme më të mirë për Malësinë.

Arritjet e Forumit Shqiptar gjatë 7 viteve të fundit janë të pamohueshme.

– Fushat janë zhvillua.
– Malet kanë rrugë dhe ujë.
– Qyteti i Tuzit po ndërtohet.
– Të rinjtë janë të punësuar.
– Vazhdon bashkëpunimi me diasporën.
– Klubi i futbollit Deçiqi është në nivel Evropian.
– U ngrit përfaqësimi në ministria.
– Shqiptarët janë faktor politik në Mal të Zi.
– Malësia dhe Tuzi janë shembull për rajonin.

Historia dhe heronjtë tanë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu janë ringjallur në qendrat tona. Politika dhe politikanët nacional Shqiptar janë të bashkuar. E ardhmja është më e ndritur se kurrë. Fitoret do të vazhdojnë!

Malësia është bërë dhe do të jetë gjithmonë e më shumë një vend i dëshirueshëm për njerëzit që jetojnë atje dhe eventualisht për një pjesë të konsiderueshme të diasporës që përfundimisht të kthehen dhe të jetojnë në trojet e tyre shekullore. 🤝🇦🇱

Banner

Related posts

Luan Veliu: Lisat sërmnovar, në Zvicër, kan rrënjët tek para-ardhësit, në Malësi!

Gjyla Halili

Në komunën e Tearcës nga gjithsej 9 fshatra vetëm Tearca do të ketë kanalizim

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili