AKTUALE

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

SPB Shkup njofton se sot me fillim në orën 11:00, për shkak të mbajtjes së protestës, Njësia për siguri në trafikun rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion.

“Protesta është paraparë të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rr. ‘Mirçe Acev’ me lëvizje në të djathtë nëpër rr. ‘Filipi i Dytë i Maqedonisë’, në të djathtë nëpër rr.’11 Tteori’, drejt nëpër rr.’Dimitrie Çupovski’, në të djathtë nëpër rr.’Vasill Gllavinov’, drejt nëpër bul.’VMRO’, në të djathtë nëpër bul.’Ilinden’ deri para Qeverisë së RMV-së”, kumtoi MPB.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë.

Banner

Related posts

GAZETA FAKTI, ISHTE HALLKA QË LIDHI DY SHEKUJT E SHKRIMIT SHQIP

Gjyla Halili

Bdi: Arestimet e paligjshme për tragjedinë në Koçan turp për sistemin e drejtësisë

Gjyla Halili

“Gjuha”/ Kushtetuesja ende s’e ka caktuar datën

Gjyla Halili