AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË KABINETIN E TIJ H. TAXHUDIN EF. MISININ DHE H.ALIVEBI EF. MEDIIN

Sot më 10.10.2023 Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef.Fetai priti në kabinetin e tij Ulematë dhe aktivistët e mirënjohur të çështjes fetare dhe kombëtare me punë në Zvicër H. Taxhudin ef. Misinin dhe H. Alivebi ef. Mediin. Që të dy tërë jetën ia kushtuan Islamit duke qenë ndër të parët që organizuan jetën ferare dhe hapjen e xhamive dhe qendrave islame në diasporë, në Zvicër dhe vendosën bazat e organizinit të bashkatdhetatëve tanë me qëllim të mbrojtjes së identitetit të tyre fetar e kombëtarë dhe kudo që vepruan i shërbyen popullit dhe vendlindjes me donacionet e tyre. Vazhdojnë edhe më tutje të jenë në këtë shërbim.
Ata i shoqëroi teologu i mirënjohur nga Xhepçishti H. Ibrahim ef. Selmani, i cili poashtu tërë jetën kontribuoi në çështjet madhore të fesë dhe kombit fizikisht, moralisht dhe materialisht me donacione e tij të një bujari të madhë.
Reisul Ulema me qëllim të respektit ndaj punës së tyre madhore ju ndau mirënjohje.

Banner

Related posts

Gjeloshaj me krenari kombëtare vendos Skënderbeun në zyrë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nderon figurën e bashkëluftëtarit Qemal Qamili: Kontributi i tij do të mbetet i paharruar

Gjyla Halili

Food goes digital: Online grocery shopping becomes popular

admin