Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë sonte në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij Alper Aktaş, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi rëndësinë historike të kësaj date për popullin turk, e cila simbolizon vullnetin për shtetësi, pavarësi dhe zhvillim.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, të cilat ndër vite janë karakterizuar nga miqësia e qëndrueshme, partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë në fusha të ndryshme.
Ahmeti shprehu bindjen se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të thellohen edhe në të ardhmen, në interes të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.
Me rastin e këtij përvjetori, ai përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Turqisë dhe popullin turk, duke shprehur dëshirat më të mira për paqe, përparim dhe mirëqenie të vazhdueshme.
Ja postimi plot:
Sonte, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij Alper Aktaş, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.
Kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik për popullin turk dhe simbolizon vullnetin për shtetësi, pavarësi dhe zhvillim.
Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë karakterizohen nga miqësia e qëndrueshme, partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë në shumë fusha. Jam i bindur se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të thellohen, në interes të të dy vendeve dhe qytetarëve tanë.
Republikës së Turqisë dhe popullit turk u përcjell urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm, me dëshirat më të mira për paqe, përparim dhe mirëqenie të vazhdueshme.


