AKTUALE

Taravari pushtetit: Po kërkoni ta nënshtroni popullin, por ai do të bëhet më i fortë! Kryetar në Gostivar dhe Vrapçisht do të jenë Limani e Shabani

Kryetari i ASh-së, Arben Taravari ka dalë me një deklaratë këtë mbrëmje me çka ka akuzuar pushtetin se po tenton ta nënshtrojë vullnetin e popullit duke dërguar ushtrues detyre të kryetarëve në Gostivar dhe Vrapçisht, njofton Top24

Taravari tha se këto veprime të pushtetit do ta bëjnë popullin më të fortë deh se fitues në Gostivar dhe Vrapçisht janë Valbon Limani dhe Isen Shabani.

“Njihet rëndom në histori se si pushtete kokëfortë kanë kërkuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit.
Kështu po ndodh edhe me kryetarët Ushtrues Detyre që duan të sjellin në Gostivar e Vrapçisht.
Sado paradoksale, njihet po prapë në histori se lëvizje të tilla e bëjnë edhe më të fortë vullnetin e sovranit😊!
Fitues e kryetarë të popullit të Gostivarit dhe Vrapçishtit janë Valbon Limani dhe Isen Shabani!
Këto manovra të shtetit ndaj tyre po i bëjnë këta djem Fitus Historikë!”, tha Taravari.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti falemenderon banorët e Mateçit: Nuk do t’ ju zhgënjejmë

admin

Fillkov paralajmëron arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së: Flet arrestet e Serbisë vlejnë!

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë thirje prokurorisë themelore: Në Tetovë po lulëzon mafia urbane

Gjyla Halili