AKTUALE

Bajram Rexhepi në Gajre: “Në vatrën e lavdisë, aty ku rrah zemra e Tetovës për liri dhe dije”

Banner

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, vizitoi sot Gajren, njërin ndër fshatrat më me histori të Tetovës, e njohur si vatër e rezistencës dhe djep i intelektualëve tetovarë.

Gjatë takimit me qytetarët, Rexhepi theksoi se Gajreja ka qenë gjithmonë portë e madhe e Tetovës, shtyllë e krenarisë dhe zemra që ka rrahur për liri, dinjitet dhe dije. Ai shtoi se nga kjo vatër kanë dalë intelektualë, mjeshtër të pendës dhe figura të qëndresës kombëtare, të cilët kanë ndriçuar rrugën e brezave.

“Në Gajren e lavdisë, në këtë vend ku historia flet me zë krenarie, ndjej forcën dhe përkushtimin për ta çuar përpara Tetovën. Këtu u farkëtua identiteti ynë, këtu u ruajt shpirti i lirisë dhe dijes. Me ju, bashkë, do ta ndërtojmë Tetovën e së ardhmes,” – deklaroi Rexhepi.

Vizita e tij në Gajre u zhvillua në kuadër të fushatës #BashkëPërTetovën, përmes së cilës Aleanca Kombëtare për Integrim synon të afrojë qytetarët rreth një vizioni të përbashkët për zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet qytetar.

Related posts

Qeveria: Ratifikimi i Marrëveshjes për FRONTEKS-in është shprehje e përkushtimit tonë për mbrojtjen e kufijve

admin

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Gjyla Halili

Fillon me punë shtabi i Bdi-së në Tetovë, Xhemail Jusufi zgjidhet shef i shtabit zgjedhorë

Gjyla Halili