AKTUALE

Zëri i Shipkovicës kumbon: Më 19 tetor kthejmë krenarinë tonë – Bashkë për Tetovën!

Shipkovica, simbol i qëndresës dhe dinjitetit – bashkë më e fortë se kurrë

Shipkovica po dëshmon sërish se mbetet një ndër qendrat më të forta të qëndresës dhe dinjitetit qytetar. Me moton “Bashkë për Tetovën”, banorët e kësaj treve po shprehin vendosmërinë për ndryshim dhe për rikthimin e krenarisë së humbur të qytetit.

Në një atmosferë të bashkimit dhe motivimit të madh, kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, ka theksuar se Tetova nuk do të pranojë më padrejtësitë dhe poshtërimet që ka përjetuar ndër vite.

“Tetovarët e dinë çfarë duan – dinjitet, zhvillim dhe drejtësi. Më 19 tetor do ta kthejmë krenarinë tonë dhe do të tregojmë se Tetova meriton më shumë,” – deklaroi Rexhepi gjatë takimeve me banorët e Shipkovicës.

Mesazhi që vjen nga kjo zonë është i qartë: unitet, dinjitet dhe përkushtim për një Tetovë më të mirë.
#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Shabani: Shihet që në VLEN ka debat, ata do të dalin shumë më mirë sesa Fronti Evropian

Gjyla Halili

Oda e Mjekëve: Punonjësit shëndetësorë janë kapitali më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor

admin

211 gjoba në Shkup, 73 për vozitje të shpejtë

admin