AKTUALE

BDI në Kërçovë zhvillon 16 kuvende zgjedhore, vetëm një kryetare femër

Komisioni Zgjedhor i Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Kërçovë, i udhëhequr nga dr. Arlind Sejdini, ka realizuar me sukses 16 kuvende zgjedhore në nëndegët e partisë.
Në këto procese janë zgjedhur kryetarët dhe kryesitë e 16 nëndegëve, ndërsa vetëm një prej kryetarëve të zgjedhur është e gjinisë femërore.
Nga dega theksojnë se procesi ka kaluar në një frymë demokratike dhe transparente, me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë.

Ristrukturimi pritet të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave në nëndegët e mbetura, me synim përmbylljen e ciklit zgjedhor dhe konsolidimin e strukturave partiake për sfidat e ardhshme./ Tv Gurra

Banner

Related posts

Fatmir Dehari: Ujitje për 160 hektar tokë, me punë ju duam

admin

Rritja ekonomike në BE më e ngadalshme sesa pritej, parashikimi është ulur në 1.4 për qind

admin

Nik Gjeloshaj: Rruga Kraje–Ana e Malit, një investim madhor që dëshmon përkushtimin tonë për zhvillimin e zonës

Gjyla Halili