AKTUALE

Taravari sfidoi me zgjedhje të parakohshme, Elezi nga VLEN: Jemi të gatshëm

Pas fitores së koalicionit të Aleancës Kombëtare për Integrim në komunat e Vrapçishtës dhe Gostivarit, kryetari i këtij koalicioni, Arben Taravari, deklaroi se pret zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në maj ose tetor të këtij viti, përcjell TV21.

“Aleanca Kombëtare për Integrim u tregua se bashkë mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme. Kjo më jep një frymë të re dhe besoj se do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare, të cilat i pres në 2026, qoftë në maj apo tetor”, tha Taravari.

Nga ana tjetër, Amir Elezi, përfaqësues i koalicionit VLEN, u shpreh se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por vuri në pikëpyetje strategjinë e koalicionit kundërshtar. “Ne sigurisht që jemi të gatshëm të shkojmë prapë në zgjedhje. Por është e paqartë se me çfarë logjike ata do të kërkojnë zgjedhje të reja, duke humbur shumicën e komunave që menaxhojnë. Në zonën 1 nuk kanë asnjë komunë, në zonën 6 janë të izoluar politikisht dhe gjeografikisht, duke mbetur vetëm me Vrapçishtin dhe Gostivarin. Po ashtu, në zonën 5 situata është e njëjtë. Ku presin të fitojnë?”, tha Elezi për Click Plus në TV21.

Banner

Related posts

Taravari: Komunikoj me të gjitha partitë politike, përpos me Selën dhe Thaçin! VLEN ende s’ka vendim se si do të shkojë në zgjedhje

Gjyla Halili

Mexhiti: Rinia sonte njëzëri tha ndryshimi VLEN!

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York sonte organizon darkë për mbledhje të fondeve për TV. BOIN në Malësi

Gjyla Halili