AKTUALE

Ali Ahmeti u ndau diploma politikanëve të ardhshëm të BDI-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ndau diploma vajzave dhe djemve të rinj që përfunduan me sukses Akademinë Politike të kësaj partie.

“Kënaqësi e veçantë të jem mes vajzave dhe djemve të rinj që përfunduan me sukses Akademinë Politike të BDI-së. Besimi, energjia dhe përkushtimi i tyre janë garanci se e ardhmja do të ndërtohet mbi dije, përgjegjësi dhe vizion. Investimi te të rinjtë është investim për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit tonë.

Akademia Politike nuk është vetëm një program edukimi politik, por një shkollë e formimit të liderëve të së nesërmes. Jam i bindur se shumë prej këtyre të rinjve do të jenë bartës të proceseve të rëndësishme shoqërore e politike, duke i shërbyer qytetarëve me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim.

Uroj që ky rrugëtim të jetë vetëm fillimi i angazhimit të tyre në shërbim të vlerave demokratike dhe interesit të përgjithshëm”, ka shkruar me këtë rast Ahmeti.

Banner

Related posts

Mexhiti: Kush e harron historinë rrezikon ajo ti përsëritet

admin

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË MBRËMJEN KURA’NORE NË TETOVË

Gjyla Halili

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Gjyla Halili