AKTUALE

Lindon Gjelaj hap edicionin e shtatë të panairit “Expo Trieshi”

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka hapur edicionin e shtatë të panairit të prodhimeve vendore “Expo Trieshi”, një ngjarje që promovon produktet autentike, traditën dhe vlerat kulturore të trevës së Trieshit.

Panairi bashkon prodhuesit vendorë dhe vizitorët, duke krijuar mundësi për promovimin e produkteve lokale dhe ruajtjen e trashëgimisë tradicionale të kësaj treve.

Me këtë rast, kryetari Gjelaj përgëzoi organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në realizimin e kësaj nisme, e cila i kushton rëndësi promovimit të prodhimeve vendore dhe traditave të zonës.

“Trieshi na bashkon me traditë dhe krenari!”, ishte mesazhi i përcjellë me rastin e hapjes së panairit.

Edicioni i shtatë i “Expo Trieshi” vijon të jetë një mundësi për të vënë në pah pasuritë vendore, mikpritjen dhe traditat që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit të kësaj treve.

Banner

Related posts

Takim i Drejtorit të Ndërmarrjes për Menaxhim me Kullotat Shtetërore dhe Drejtorit të Parkut Nacional Sharr në Tetovë

Gjyla Halili

SKULPTURË MONUMENTALE TRIBUNIT TË KOMBIT RAMIZ CERNICA

admin

KUIZI “YJET E MEKTEBEVE” – NATA E PARË

Gjyla Halili