AKTUALE

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se autobusët e Trafikut Urban do të pajisen me Wi-fi.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.

Ai gjithashtu ka theksuar se udhëtarët që përdorin autobusët e Trafikut Urban, do të mund ta bëjnë pagesën e biletës edhe përmes SMS.

“Shumë shpejt autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të pajisen me wi-fi. Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Behixhudin Shehapi dhe një mandat prirës i Organizatës Humanitare “El Hilal”: Vazhdojmë hapërimin në dekadën e re të humanitetit

Gjyla Halili

Taravari: Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë

Gjyla Halili

Secili që pengon rrugën drejt BE-së punon për interesat ruse/ Më 8 maj populli të del në Referendum nëse janë pro BE-së

Gjyla Halili

Leave a Comment