AKTUALE

Policia sekuestron disa mjete ushtarake në një shtëpi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa mjete ushtarake ditën e shtunë në Leposaviq.

Policia njofton se mjetet ushtarake të sekuestruara janë një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplum, tre këllëf të pistoletës dhe një sprej.

Siç njofton Policia, mjetet ushtarake janë gjetur në shtëpinë e një të dyshuari kosovar, i cili ishte arrestuar më herët.

“Leposaviq 09.09.2023 – 20:30. Njësia e Hetuesisë gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit kosovar që ishte arrestuar më herët ka gjetur dhe sekuestruar një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Faton Ahmeti dhe kandidati për deputet nga Fronti Europian Valon Asani mbrëmë për vizitë në Bajnicë të Poshtme, në Debresh e Vrapçisht

Gjyla Halili

Osmani: Me Frontin Europian do të marrim mandatin për të udhëhequr me shtetin

Gjyla Halili

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

admin

Leave a Comment