AKTUALE

Asllan Koka: Ku janë porvat që deklaronit se i kishi për Artan Grubin, mjaftë më me përndjekje politike!

Ku janë provat që deklaruat se i kishit?
Për 20 muaj e hetuat Artan Grubin për përvetësim sipas nenit 354. Madje deklaruat se kishit siguruar shumicën e provave.

Por pas 20 muajsh nuk ngritët akuzë për përvetësim. Pra, nuk kishit prova për ta çuar këtë akuzë në gjykatë.

Megjithatë, Artan Grubin e mbajtët gjashtë muaj në arrest shtëpiak. Pak ditë para skadimit të arrestit, e ndryshuat akuzën në keqpërdorim të detyrës sipas nenit 353 me qëllim që arresti ta vazhdoni.

Pse ia kufizuat lirinë për gjashtë muaj mbi një akuzë pa fakte?

Mjaft me përndjekjet politike!

Me Artan Grubin!

Banner

Related posts

Ambasada e SHBA: Mbetemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Kostadinov: Katër kushte BNJVL-së, për pikë politike turbullohet uji në Strumicë

Gjyla Halili

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet, thirrje për reagim qytetar

Gjyla Halili