AKTUALE

Paga mesatare mujore neto në mars 44.763 denarë

Banner

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit mars 2025, është 44.763 denarë dhe krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar është më e lartë për 10,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi për 15,8 për qind, Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 14,1 për qind dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse për 12.5 për qind.

Rritja i pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 12,3 për qind, Artë, argëtim dhe rekreacion për 6,8 për qind dhe Industria përpunuese për 6,4 për qind.

Paga bruto për muajin mars të vitit 2025 është 67.240 denarë. / KOHA

Related posts

Për 34,4 për qind më pak leje ndërtimi gjatë muajit janar

Gjyla Halili

Këshilli Ekonomik – Social duhet të marrë sot vendim për vlerën e pagës minimale

admin

Tetovë – Gostivar: Për dy muaj e gjysmë rreth 2129 masa për shpejtësi të pa përshtatshme sipas kushteve të rrugës

admin