AKTUALE

ASH – Vrapçisht: Kandidatura e pavarur e Isen Shabanit qëndrim personal, jo i strukturave të ASH-së!

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht informon opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, z.Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtës.

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë.

Kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht

Zulhajrat Demiri

Banner

Related posts

NASA dhe ESA zgjidhin një prej mistereve të lidhura me Diellin

admin

Deputetët e AKI-së kërkojnë nga Kushtetuesja anulimin e vendimit të Qeverisë për këshillat komunal

Gjyla Halili

Shkëlqeu tek Antwerp, Muja pjesë e formacionit të javës në Belgjikë

admin