AKTUALE

Arsovska takon ambasadorin e Francës

Banner

Sot patëm një takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni, Siril Baumgartner, ku biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë për intensifikimin e tij me Ambasadën, por edhe me qytetet e binjakëzuara Rube dhe Dizhon. Në qytetin e Shkupit gjatë muajit mars do të pasojnë një numër i madh i ngjarjeve në kuadër të “Muajit të Frankofonisë”, gjatë të cilave do të zhvillohen aktivitete në disa sfera.

Qyteti i Shkupit dhe Ambasada e Republikës së Francës kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në disa fusha, ndërsa në vitin e kaluar kryetarja Arsovska dhe ambasadori Baumgartner promovuan iniciativën për krijimin e partneriteteve për bashkëpunim dhe shkëmbim të kuadrit të mësimdhënësve, studentëve dhe përmirësimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave tëe mesme maqedonase dhe franceze.
Në këtë projekt janë përfshirë shkollat e mesme “Orce Nikolov”, “Vasil Antevski Dren” dhe “Llazar Tanev”, ndërsa qëllimi i iniciativës është realizimi i bashkëpunimit dhe mobilitetit ndërmjet institucioneve arsimore franceze dhe maqedonase.

Related posts

Dr. Martin Bojaj, fitues i Çmimit të parë të Gjelbër të Bankes Qendrore të Malit të Zi

admin

Mbretëresha e Spanjës zbulon sekretin e figurës së saj të hollë

admin

Nga seanca qeveritare: 600 milionë denarë për pagesa të ngecura direkte për bujqit

Gjyla Halili